Lajme

Norvegji, rrëzohet helikopteri, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një person humbi jetën dhe pesë u plagosën kur një helikopter u rrëzua në oqean, në veri të Norvegjisë perëndimore, tha policia sot, duke pezulluar përkohësisht transportin drejt dhe nga platformat e naftës dhe gazit në det të hapur të vendit, përcjell albinfo.ch.

Helikopteri Sikorsky S-92 i operuar nga Bristow Norway, po kryente një operacion kërkim-shpëtimi dje kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, por njëri prej tyre u shpall i vdekur në spital, tha policia në një deklaratë.

Një nga të mbijetuarit ndodhej sot në gjendje kritike për jetën dhe një i plagosur rëndë, ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta, thuhet në një postim në platformën X nga spitali, ku po trajtohen. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

“Ne kemi dërguar hetues aksidentesh në Stavanger dhe Bergen për të hetuar aksidentin”, tha për Reuters William Berthausen nga Autoriteti Norvegjez i Hetimit të Sigurisë. Të dy qytetet janë qendrat kryesore për industrinë e madhe norvegjeze të naftës dhe gazit.