Lajme

Gjermani: Grevë e punëtorëve të transportit publik

Në shumë qytete të Gjermanisë sot dhe nesër do të mbahen greva paralajmëruese në transportin publik lokal, përcjell albinfo.ch.

Greva mbahet në disa pjesë të Saksonisë, Rheinland-Pfalz, Renanisë Perëndimore Vestfalisë, Hamburg, Brandenburg, Berlin dhe Baden-Württemberg.

Oranizator i kësaj greve është sindikata ver.di, e cila kërkon kushte më të mira pune për punonjësit në transportin publik.

Grevën në transportin publik e mbështesin edhe aktivistët për ruajtjen e klimës nga nga orgnaizata Fridays For Future. Kjo organizatë bëri thirrje për demonstrata në rreth 100 qytete të Gjermanisë që do të mbahen nesër.