Lajme
Studentët që fituan më shumë se 6 milionë dollarë në lotari, si e gjetën mënyrën të ‘mundej sistemi’
Një ish-student i Universitetit të Princeton në SHBA dhe kolegët e tij janë bërë të pasur me fitime milionëshe në lotari, pasi duket se kanë gjetur mënyrën “për të mundur sistemin”.
Grupi i të diplomuarve siguruan 66 bileta fituese në katër shtete amerikane, me fitime totale prej 6 milionë dollarësh, por suksesi i tyre dukej se vinte vetëm nga fati.
Gjithsesi spekulime të shumta nisën të lindnin rreth grupit të përbërë nga Manuel Montori IV, Matthew Gibbons, Hannah Davinroy e Zow Buonaiuto, se ata mund të kishin gjetur strategjinë për të ‘mundur’ sistemin duke siguruar biletat fituese.
Katërshja kishin blerë qindra bileta nga pika të ndryshme të përhapura në katër shtete, si Indiana, Missouri, Washington e Columbia, mes të cilave ishte dhe bileta e blerë nga Montori në Missouri, e cila fitoi çmimin gjigant prej 5 milionë dollarësh në vitin 2020.
Montori kishte gjithashtu një biletë tjetër fituese të $100,000.
Megjithëse shumë hidhnin dyshime mbi ligjshmërinë e aktivitetet të tyre, nuk kishte prova për shkelje të ligjit.
Grupi kishte dalë duke blerë qindra bileta lotarie që kushtonin mijëra dollarë.
Phillip Stark, Profesor statistike në Universitetin e Kaliforni, tha për rrjetin Good Morning America: “Ata janë ose njerëzit më me fat në botë, ose kanë gjetur një mënyrë për të mundur sistemin”.
Ajo që kishin bërë ata përfshinte shpenzime të shumta me blerje në dhjetëra-mijëra dollarë në vendndodhje të ndryshme.
Me gjithë strategjinë në dukje, ekspertët thonë se nuk ka siguri për gjasat e fitimit dhe këshillonin njerëzit të mos merrnin shembullin e tyre, pasi do të pësonin humbje të konsiderueshme financiare.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor