Lajme
Paralajmërimi i ekspertëve të OKB-së për shtetet që kanë plan t’i dërgojnë armë Izraelit
Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo dërgesë e armëve apo municioni në Izrael që do të përdoreshin në Gaza ka gjasa të shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të ndërpritet menjëherë, transmeton albinfo.ch.
“Të gjitha shtetet duhet të sigurojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare humanitare nga palët në një konflikt të armatosur, siç kërkohet nga konventat e Gjenevës. Transferimet e tilla janë të ndaluara, edhe nëse shteti eksportues nuk ka qëllim që armët të përdoren në shkelje të së drejtës, ose nuk e di me siguri nëse do të përdoren për luftë”, kanë thënë ata.
Sa i përket Traktatit për Tregtinë e Armëve, ekspertët kanë theksuar se kanë përgjegjësi shtesë të mohojnë eksportet e armëve nëse “e dinë” se armët do të përdoreshin për të kryer krime, raporton TheGuardian.
“Vendimi për embargo armësh mbi Izraelin është ngritur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 26 janarit se ekziston rrezik për gjenocid në Gaza”, thuhet tutje nga ekspertët, të cilët ndër të tjera, vënë në dukje se dërgesat e armëve te Hamasi apo grupet e tjera të armatosura po ashtu janë të ndaluara për shkak të shkeljes së rëndë të së drejtës humanitare me sulmin e 7 tetorit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor