Lajme

Shpërthen Biden, e quan Putinin “bir kur*e”

Bëhet e ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, një “bir kur*e të çmendur”, gjatë një takimi që pati në San Franciso me demokratët për mbledhjen e fondeve për fushatë, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.

Bideni ishte duke folur për ndryshimet klimatike, kur u shpreh se “ne kemi një bir kur*e të çmendur si Putini dhe të tjerët, dhe gjithmonë duhet të shqetësohemi për një konflikt nuklear, por kërcënimi ekzistencial për njeriun është klima”.

Bideni edhe më herët e ka përdorur shprehjen “bir kur*e”. Në janar të vitit 2022 ai u kap duke përdorur termin abuziv edhe ndaj një reporteri të “Fox News”.

Biden gjithashtu kritikoi rivalin e tij të mundshëm për president, Donald Trump, për komentet për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny. Trump e krahasoi veten me Navalnyn.

“Nuk e di nga dreqin vijnë këto”, ka thënë Biden.

Biden ka tendencë për të dalë jashtë skenarit gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore dhe në muajt e fundit ka pasur fjalor të ashpër ndaj presidentit kinez, Partisë Republikane dhe aleatit të SHBA-së, Izraelit, për bombardimin e Rripit të Gazës.

Sulmet verbale të Bidenit kundër Putinit janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë fushatës. Javën e kaluar presidenti amerikan fajësoi Putinin dhe “banditë e tij” për vdekjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny.