Lajme
BE propozon ri-emërtim të regjimit të sanksioneve për të drejtat e njeriut, në emër të Navalnyt
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka thënë se blloku duhet t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje opozitës ruse pas vdekjes së rivalit më të madh të presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga BBC, anëtarët pritet të diskutojnë sanksionet e reja kundër Rusisë teksa planifikohet t’i vendosin ato deri në dy vjetorin e luftës në Ukrainë.
Borrell propozoi gjithashtu që BE-ja të riemërtojë regjimin e saj të sanksioneve për të drejtat e njeriut, i cili synon individët dhe entitetet përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, në emrin e Navalnyt.
Në anën tjetër edhe ministja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se do të kërkohen më shumë sanksione kundër Rusisë për vdekjen e Navalnyt. Ajo u shpreh se shpreson që blloku 27-vendesh do të binte dakord për sanksione të reja kundër Rusisë së shpejti.
“Kemi parë forcën brutale me të cilën presidenti rus shtyp qytetarët e tij që dalin në rrugë për të demonstruar për liri ose për të shkruar për të në gazeta. Do të propozojmë sanksione të reja në dritën e vdekjes së Alexei Navalnyt”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor