Kosova

Të shtunën, Franco Foda zyrtarizohet si trajner i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se të shtunën e 17 shkurtit do të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës.

“Ju njoftojmë se nesër Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares”, shkruhet në email-in e FFK-së.

Është raportuar po ashtu që përzgjedhës pritet të jetë Franco Foda, gjermani që drejtori edhe kombëtaren e Austrisë. Ndërkohë që po ashtu është bërë e ditur se gjatë së premtes ai ka qëndruar në Kosovë për ta finalizuar marrëveshjen me FFK-në.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet me fillim nga ora 14:00 në hotel “Emerald”.