Lajme

Vdiq Alexei Navalny, lideri i burgosur opozitar rus

Bëhet e ditur se udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, raportuan mediat ruse, përcjell albinfo.ch.

I parë si kritiku më i zhurmshëm i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim prej 19 vjet burgim për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Përbrenda një harku kohor prej një dekade, Alexei Navalny ishte kthyer nga armiku më i madh i Kremlinit në të burgosurin politik më të shquar të Rusisë.