Kosova
Blinken: Nuk mund të kthehemi në vitet e 90-ta, dialogu Kosovë-Serbi shtegu i vetëm për të ecur para
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka përmendur zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme e duhur që të dy vendet të ecin përpara dhe se SHBA-ja e ka të qartë çfarë ka ndodhur 30 vjet më parë në rajon dhe se nuk mund të ketë përsëritje të asaj që ka ndodhur.
“Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që e kemi parë në të ’90-at. Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm i duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë diçka që duhet që dy vendet të shkojnë në këtë shteg”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Blinken u shpreh se e di cila është alternativa, andaj administrata amerikane do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur dialogun dhe të gjitha vendet e Ballkanit drejt rrugës së tyre në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor