Lajme

Muajin e ardhshëm pritet të nisë gjyqi i parë penal ndaj Trumpit

 

Muajin e ardhshëm pritet të nisë gjyqi i parë penal ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton albinfo.ch.

Ish-presidentit i është refuzuar kërkesa nga gjykata në Manhattan për ta shtyrë fillimin e seancës gjyqësore, ku akuzohet se ka paguar 130 mijë dollarë aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniles në vitin 2016, që ajo të heshtë për aferën që kanë pasur, raporton “AP”.

Poashtu ai akuzohet se ka bërë mashtrime financiare, duke thënë se këtë shifër e ka paguar për tarifa ligjore teksa përballet me 34 pika të akuzave për mashtrim financiar.  Zgjedhja e jurisë do të nisë më 25 mars.

Avokati i tij, Todd Blanche, e ka quajtur këtë padrejtësi të vërtetë duke thënë se kjo e vendos Trumpin në pozitë të pamundur. Ai ka deklaruar se fillimi i gjyqit në muajin mars do të pengojë ciklin zgjedhor, pasi republikanët votojnë në atë kohë se kë duan ta nominojnë për president.