Futboll

Xherdan Shaqiri shënon një eurogol nga goditja e lirë

Bëhet e ditur se 32-vjeçari nga Gjilani po përgatitet me Çikago Fajr për nisjen e sezonit të ri në MLS (25 shkurt).

Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesota Junajtedit, të cilin e fitoi 4-0. Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri. Ishte minuta e 75’ kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse në një pozicion të pjerrët, Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol. Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Çikago Fajr prej shkurtit të vitit 2022.

Fokusi i madh është “Euro 2024”, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.

Helvetët janë pjesë e Grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit, Gjermania, pastaj Skocia dhe Hungaria.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

https://www.sofascore.com/minnesota-united-chicago-fire/fabstHq

https://www.soccerpunter.com/h2h/Minnesota-United-vs-Chicago-Fire/3639/75/