Lajme
BE-ja miraton marrëveshje politike mbi rregullat e Inteligjencës Artificiale
Dy grupe kryesore ligjvënësish të Parlamentit Europian miratuan një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat themelore të Inteligjencës Artificiale, përpara votimit të asamblesë legjislative në prill, që do t’i hapë rrugën legjislacionit të parë në botë mbi këtë teknologji.
Të quajtura AI Act, rregullat e reja synojnë të përcaktojnë bazat për një teknologji të përdorur në një gamë të gjerë sektorësh, nga ai bankar tek ai automobilistik, nga pajisjet elektronike te kompanitë ajrore, si dhe për qëllime sigurie dhe policore.
Normat do të rregullojnë edhe modelet bazë apo IA gjeneruese, si ajo e krijuar nga OpenAI, e mbështetur nga Microsoft, të cilat janë sisteme IA të trajnuara nga një bazë e madhe të dhënash, me aftësinë për të mësuar nga të dhënat e reja për të kryer detyra të ndryshme.
“AI Act bën një hap përpara. Deputetët e @EP_Justice dhe @EP_SingleMarket miratuan marrëveshjen e përkohshme mbi një ligj mbi Inteligjencën Artificiale, që garanton sigurinë dhe respekton të drejtat themelore”, deklaroi një nga dy komisionet e Parlamentit Europian në X.
Vendet e Bashkimit Europian dhanë mbështetjen e tyre në fillim të muajit, pasi Franca siguroi koncesione për të lehtësuar barrën administrative mbi sistemet e Inteligjencës Artificiale me rrezik të lartë dhe për të ofruar mbrojtje më të mirë për sekretet e biznesit.
Megjithatë, kompanitë e mëdha teknologjike mbeten në pritje, të shqetësuara për formulimin e paqartë dhe të përgjithshëm të disa prej kërkesave dhe ndikimin e ligjit në inovacion.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor