Kosova
Biden letër Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, me rastin e festës kombëtare të 15 shkurtit, raportojnë mediat në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Në letrën e Biden drejtuar Vuçiqit, pos tjerash, thuhet që SHBA-ja do të mbështesë Serbinë drejt anëtarësimit në BE.
Tutje raportohet se Biden në letrën e tij ka inkurajuar Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur vitin e kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.
“SHBA-ja mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi”, thuhet në letrën e Biden.
Presidenti amerikan ka përmendur edhe çështjen e marrëveshjes me Kosovën.
“Marrëveshja për normalizim dhe implementimi i saj paraqesin hapa kyçë drejt një të ardhme më të qetë dhe të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, nënvizohet në urimin e presidentit të SHBA-së.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor