Futboll

Në këtë datë Zvicra do të luajë kundër Serbisë në Beograd

Kombëtarja e Zvicrës dje mësoi shortin e Ligës së Kombeve, e cila nis nga shtatori i këtij viti, përcjell albinfo.ch.

“Helvetikët” në grupin e katërt të Ligës A do të takohen me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë.

UEFA ka zbuluar edhe orarin e Zvicrës për këto ndeshje, kurse takimi me Serbinë në Beograd do të zhvillohet më 12 tetor, nga ora 20 e 45.