Lajme
Francë: Macron planifikon testim të detyrueshëm fertiliteti, shkak – rënia e lindjeve
Qeveria francize ka njoftuar se vendi po përballet me një sfidë të madhe, pasi u tha se niveli i lindjeve ka qenë në rënie prej më shumë se një dekade, teksa në vitin 2023 ka pasur rënie prej 7% krahasuar me vitin paraprak.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar një plan të ri, i cili përfshin testimin për fertilitet për personat deri në moshën 25 vjeç.
TheGuardian ka raportuar se në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht, shkruan albinfo.ch.
Plani po konsiderohet si ndërhyrje në jetën intime dhe zgjedhjet personale.
Numri i të rinjve që planifikojnë të kenë fëmijë në moshën 25-vjeçare është jashtëzakonisht i ulët në Francë, teksa mosha mesatare në të cilën gratë lindin është 31 vjeç. Shkalla aktuale e lindjeve në Francë është 1 fëmijë për një grua, por një vështrim i afërt i sondazheve mbi aspiratat e njerëzve po zbulon se shumica dërrmuese mendojnë se konfigurimi ideal i familjes është të kesh dy fëmijë dhe shumë njerëz do të preferonin të kishin tre fëmijë. Sipas qytetarëve nuk ka prova se rënia e lindjeve është për shkak të fertilitetit dhe se kjo varet nga preferencat.
Ndryshe, presidentit Macron iu deshën katër vjet t’i lejonte gratë të bëjnë fertilizim të asistuar mjekësor, gjë që ishte kërkuar nga aktivistët e komunitetit LGBTQ+ që kur martesat e të njëjtës gjini u legalizuan në vitin 2013.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor