Lajme
Kanceri i mbretit Charles u ‘zbulua herët’, thotë kryeministri britanik
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, tha se ai është mirënjohës që kanceri i mbretit Charles u “zbulua herët”, pasi ai përshkroi se ishte i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi, përcjell albinfo.ch.
Kur u pyet se si e mori lajmin, Sunak tha për BBC Radio 5 Live: “Natyrisht, si gjithë të tjerët, i tronditur dhe i trishtuar, dhe të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij. Fatmirësisht, kjo është zbuluar herët”.
Ai tha se të gjithë do të shpresojnë që mbreti “të marrë trajtimin që i nevojitet dhe të shërohet plotësisht”.
“Kjo është ajo për të cilën ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi, dhe sigurisht që jam në kontakt të rregullt me të dhe do të vazhdoj të komunikoj me të si normalisht”, ka shtuar Sunak, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Buckingham Palace njoftoi të hënën se mbreti ishte diagnostikuar me kancer dhe tashmë po merr trajtim që do ta pengojë atë nga ndërmarrja e detyrave publike në të ardhmen e afërt.
Lloji i kancerit me të cilin u diagnostikua mbreti nuk është zbuluar, por Buckingham Palace tha se nuk ishte kancer i prostatës.
Kanceri u zbulua kur monarku 75-vjeçar kohët e fundit iu nënshtrua trajtimit në Klinikën e Londrës për një prostate të zmadhuar.
Mbreti u kthye në Londër nga Sandringham të hënën në mëngjes për të filluar trajtimin si pacient i jashtëm.
Buckingham Palace tha se mbreti “mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor