Lajme
Kryeministri hungarez bojkoton seancën, ku do të ratifikohej oferta suedeze për pranim në NATO
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe partia qeverisëse e Hungarisë, Fidesz, ka bojkotuar seancën e Parlamentit të thirrur nga opozita për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Tash e disa muaj, Orban u ka premtuar homologëve të tij brenda NATO-s se vendi i tij nuk do të ishte i fundit për të nënshkruar anëtarësimin e Suedisë, premtim që nuk e mbajti pasi Turqia ratifikoi ofertën suedeze muajin e kaluar, shkruan albinfo.ch.
Orban më pas i ka premtuar publikisht Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se do t’i kërkonte Parlamentit të përfundonte ratifikimin në rastin e parë të mundshëm, teksa sot ka hequr dorë nga ky premtim, duke mos u paraqitur në një seancë të iniciuar nga opozita e vendit me synimin e votimit për pranimin e Suedisë.
TheGuardian ka raportuar se vonesa hungareze ka irrituar thellësisht zyrtarët perëndimorë, të cilët kanë shprehur shqetësim për vonesat dhe për mungesën e qartësisë mbi arsyetimin pas lëvizjeve të Hungarisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor