Lajme
“The Handke Project” me artistë shqiptarë do të shfaqet në Teatro di Rifredi në Firenze
Më kënaqësi ju njoftojmë për shfaqjen “The Handke Project” të dramaturgut Jeton Neziraj, me regji të Blerta Neziraj, që mbahet më datën 2 dhe 3 shkurt, në Teatro di Rifredi në Firenze, me fillim nga ora 21:00, përcjell albinfo.ch.
Grupi i artistëve nga vende të ndryshme evropiane si Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Maqedonia e Veriut, Franca, Mali i Zi dhe Gjermania është bashkuar për të ofruar një shfaqje për Peter Handke, një autor fitues i çmimit Nobel, i cili është kritikuar për mbështetjen e tij ndaj kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviçit. Shfaqja eksploron pyetjen se si arti vlerësohet dhe promovohet, edhe kur bie ndesh me vlerat themelore të dinjitetit dhe etikës njerëzore
Gjithashtu, më datën 2 shkurt, nga ora 18:00, në hollin e Teatro di Rifredi, do të organizohet një takim publik me temën “Gjenocidi dhe mohimi: si të ndërtojmë një kujtesë të përgjegjshme” me Jeton Neziraj, profesorët Micaela Frulli dhe Luca Bravi dhe gazetarin Riccardo Michelucci.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor