Lajme
Frika nga sulmet ruse: SHBA, rekord në shitjen e armëve në Evropë
Evropa po armatoset deri në dhëmbë, me municionet amerikane. Shitja e armatimeve të Shteteve të Bashkuara përtej detit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 238 miliardë dollarësh, teksa lufta ruse në Ukrainë solli bum kërkesash.
Qeveria amerikane negocioi drejtpërdrejt 81 miliardë dollarë shitje, 56 për qind më shumë se në vitin 2022. Siç bëri me dije Departamenti Amerikan i Shtetit, pjesa tjetër ishin shitje direkte nga kompanitë e mbrojtjes në SHBA për vendet e huaja.
“Transfertat dhe tregtia e armëve janë një mjet i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA-së me potencialin e ndikimeve afatgjatë për sigurinë rajonale dhe globale”, tha DASH.
Fqinji i Ukrainës, Polonia, e cila ka nisur fushatën për të zgjeruar ushtrinë, ka bërë disa prej blerjeve më të mëdha. Varshava thuhet të ketë siguruar helikopterë Apash prej 12 miliardë dollarësh dhe ka paguar gjithashtu 10 miliardë për sisteme raketore Himars, e 3.7 miliardë për tanket Abrams.
Kryeministri Donald Tusk është zotuar të vijojë programin e modernizimit ushtarak të nisur nga administrata paraardhëse, që synon të shndërrojë Poloninë në forcën më të fuqishme tokësore në Europë.
Gjermania sakaq ka shpenzuar 8.5 miliardë dollarë për helikopterë Chinook. Bullgaria pagoi Shtetet e Bashkuara 1.5 miliardë dollarë për pajisjet e blinduara Stryker, ndërsa Norvegjia bleu helikopterë shumë funksionalë prej 1 miliard dollarësh, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Shitjet morën hov edhe për shkak të refuzimit të vendeve për t’u furnizuar nga Rusia, që për dekada ka qenë furnizuesja e dytë pas Shteteve të Bashkuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor