Lajme
A dështoi BE-ja në reduktimin e emetimeve nga automjetet?
Bashkimi Evropian nuk ka arritur të reduktojë emetimet e automjeteve në 10 vjetët e fundit. Ky është përfundimi i raportit të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Dhe, rezultati është i tillë, pavarësisht se rregullat tashmë janë më strikte për prodhuesit e makinave.
Edhe pse motorët e rinj me benzinë dhe naftë tani janë më miqësorë me mjedisin, makinat janë bërë më të mëdha dhe më të fuqishme dhe si rezultat, emetimet e dioksidit të karbonit mbeten të larta, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Ulja e emetimeve synohej edhe për shkak të përhapjes së mjeteve elektrike në gjithë Evropën. Megjithatë, Bashkimi Evropian po përballet me sfida sa i përket sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e baterive për këto mjete.
Emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i transportit kanë vazhduar të rriten. Në vitin 2021, ato përbënin 23% të emetimeve totale të gazeve serrë të Bashkimit Europian. Automjetet e pasagjerëve janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e kësaj ndotjeje.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes