Lajme
EasyJet me humbje prej 40 milionë funtash nga konflikti Hamas-Izrael
EasyJet arriti të reduktojë humbjet e saj në tre muajt e fundit të 2023-ës, pavarësisht pezullimeve të fluturimeve në Lindjen e Mesme.
Çmimet e aksioneve të EasyJet u rritën me më shumë se 2.7% të mërkurën pasdite pasi linja ajrore britanike me kosto të ulët raportoi një ulje të humbjeve gjatë tremujorit të fundit të 2023-ës.
Kjo ishte pavarësisht nga ndikimi i dëmit në vlerë prej 40 milionë £ (47 milionë euro) lidhur me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas raportit të fundit të të ardhurave të kompanisë, humbjet janë shkaktuar për shkak të pezullimit të fluturimeve drejt Izraelit dhe Jordanisë, shoqëruar me uljen e kërkesës për udhëtime në Egjipt.
Ndërkohë, EasyJet regjistroi një rritje prej 14% në numrin e përgjithshëm të pasagjerëve në tre muajt e fundit të 2023 dhe dega e saj e pushimeve regjistroi një rritje të madhe fitimi prej 30 milionë £ (35 milionë euro), nga 13 milionë £, duke balancuar humbjet e grupit.
Të ardhurat e përgjithshme të Easyjet u rritën me 22% dhe humbja e saj para taksave ishte 126 milionë £ (147 milionë euro), duke treguar një përmirësim të lehtë nga 133 milionë £ (156 milionë euro) në të njëjtën periudhë në 2022.
“Ne shohim një moment pozitiv prenotimi për verën e vitit 2024, me udhëtimet që mbeten prioritet për konsumatorët”, tha në deklaratë shefi ekzekutiv, Johan Lundgren.
“Popullariteti i pushimeve easyJet gjithashtu vazhdon të rritet, me 48% më shumë klientë në tremujorin tonë të parë të vitit dhe një rritje të pritshme prej më shumë se 35% këtë vit financiar”. EasyJet njoftoi gjithashtu se ka porositur prodhuesin më të madh në botë të motorëve të avionëve komercialë, CFM, të krijojë motorët që fuqizojnë 157 avionë të rinj Airbus, të planifikuar për t’u dorëzuar midis 2029 dhe 2034.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara