Lajme
Izraeli zemëron BE-në, del me plan për ‘kamp përqendrimi’ për palestinezët
Izraeli ka shokuar ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian. Shkak për këtë është një propozim që ka ardhur nga shefi i diplomacisë së shtetit hebre, Izrael Katz, në takimin e rëndësishëm në Bruksel për paqen në Lindjen e Mesme.
Ministrat e Jashtëm të BE-së u tronditën kur në monitor iu shfaq një video që tregonte planin për ndërtimin e një ishulli artificial në Gaza. Sipas planit të Izraelit, të gjithë palestinezët e enklavës mund të zhvendosen për në atë që po konsiderohet gjerësisht si “një kamp përqendrimi”.
“Duhej ta kishte shfrytëzuar më mirë kohën në dispozicion”, tha pas takimi shefi i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, duke e shfaqur publikisht zemëratën e tij.
“Ministri izraelit na prezantoi planet e tij për ishullin artificial në brigjet e Gazës dhe për një lidhje hekurudhore me Indinë. Ai duhej të fokusohej në sigurinë dhe në shpjegimin e numrit të lartë të vrasjeve në Gaza”, nënvizoi më tej Borrell.
Katz e ka promovuar edhe më herët planin e tij, kur ushtronte detyrën e ministrit të transporteve në vitin 2017, si një lokacion alternativ për palestinezët e Gazës, madje duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të paguante për ndërtimin e ishullit artificial, që do të kontrollohej nga Izraeli.
Kjo vjen mes zemërimit gjithnjë e në rritje me administratën e Benjamin Netanjahut nga aleatët e afërt. Gjatë fundjavës, kryeministri refuzoi zgjidhjen me dy shtete, në një sfidë të hapur ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes