Lajme
Stuhia “Isha” shkaktoi qindra anulime të aeroplanëve në Evropë
Mësohet se mijëra pasagjerë të linjave ajrore përgjatë Evropës janë zgjuar të martën në destinacione e shtete të gabuara, pasi stuhia “Isha” ka bërë kërdinë me aeroplanë, me dhjetëra e qindra anulime, devijime a rrotullime në Evropën Perëndimore, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ata që udhëtuan drejt Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar natën e shkuar, fluturimi ishte një aventurë e gjatë. Aeroportet u goditën fort nga stuhia, që solli erëra deri në 150 kilometra për orë.
Vlen të theksohet se shumë aeroplanë të nisur drejt zonave perëndimore u devijuan në Evropën kontinentale më të sigurt. “Ryanair” u prek dukshëm, pasi baza e saj në Dublin u detyrua të anulonte fluturimet të dielën.
Pos anulimeve, pati edhe 36 devijime e 34 rrotullime (dështim të aterrimit dhe ritentim). Numrat tregojnë skena të papara deri tash.
Një fluturim nga Lanzarote në ishujt Kanarine, drejt Dublinit, ia doli fare afër kryeqytetit irlandez, para se të kthehej e të riorientohej drejt Bordeauxit në Francë.
Një tjetër fluturim ishte paraparë nga Manchesteri drejt Dublinit, por u detyrua të kthehej drejt Parisit. Një fluturim i zakonshëm prej gjysmë ore u bë dy orë e gjysmë.
Një tjetër fluturim Manchester-Dublin zgjati tri orë, duke ndryshuar disa lokacione para se të aterronte në Liverpool, veç 50 kilometra larg aeroportit nisës.
Një fluturim tjetër, i paraparë të zgjasë një orë, nga Shannoni në Irlandë drejt Edinburgut në Skoci, u devijua drejt Koelnit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës