Lajme
Trump, një hap më afër nominimit për kandidat për president të SHBA-së
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka shprehur mbështetjen për Donald Trump, në betejën e këtij të fundit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht problemeve gjyqësore me të cilat është duke u përballur.
DeSantis dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në New Hampshire, të cilat konsideroheshin një test kyç.
DeSantis më parë konsiderohej si një pretendent i fortë për nominimin e republikanëve, por të dielën ai tha se nuk kishte një rrugë të qartë drejt fitores.
Republikani 45-vjeçar ishte parë gjerësisht si pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar fushate, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj Trump.
Nikki Haley, sfiduesja e fundit e mbetur e Trump, tha se ajo ishte “e vetmja” në gjendje të mposhtte Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes