Lajme
SHBA: Afro 90 të vdekur, shkak – moti i keq
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar afro 90 të vdekur, pasi vendi u godit javën e kaluar me stuhi të fuqishme dimërore.
Numri më i madh i viktimave u shënua në Tennessy, 25 dhe 16 të tjerë në Oregon, ku vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e emergjencës pas ngricave e akullit nëpër rrugë, që pritet të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Sipas Associated Press, dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji elektrike në pjesë të mëdha të vendit.
Në Portland, tre persona kanë vdekur pasi janë goditur nga rryma elektrike kur erërat e fuqishme shkaktuan këputjen dhe rënien e një kablli të tensionit të lartë mbi automjetin me të cilin ata po udhëtonin.
Pesë persona, prej të cilëve konsiderohet se shumica ishin të pastrehë, kanë vdekur vetëm gjatë katër ditëve në Seattle.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes