Lajme
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Konkurs për vend të lirë pune
Pozita: Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh;
Data e aplikimit: 19 mars – 02 prill 2024
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme, siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lart, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:
– Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
– Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese;
– Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
– Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;
– Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;
– Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinë lidhur me kërkesat e ndryshme;
– Kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e telefonistit/es në konsullatë.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
– Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
– Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues;
– Njohja e gjuhës gjermane (e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
– Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
– Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
– Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
– Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion.
Kandidatët/et të cilët aplikojnë, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
– CV-në;
– Kopjen e dokumentit identifikues;
– Kopjet e diplomës/ave;
– Letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit);
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit).
Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës; [email protected] .
Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin: “Aplikim për Asistent/e Konsullor/e”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Mars 2024
- Ora11:00
- Data e përfundimit2 Prill 2024 - 11:00
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave