Lajme

Mbi 25 mijë palestinezë të vrarë dhe më shumë se 62 mijë të plagosur

Ministria e Shëndetësisë, e cila operon në Gaza, ka njoftuar se 25 mijë e 105 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Në shifrat e publikuara thuhet se të plagosur janë 62 mijë e 681 të tjerë, raporton The Guardian.

Ndryshe, shifrat vlejnë për periudhën që nga 7 tetori, prej kur sulmet izraelite goditën Rripin e Gazës, pas sulmit fillestar nga Hamasi, transmeton albinfo.ch.

Grupi terrorist, Hamas, përmes një dokumenti të publikuar e ka quajtur sulmin “të domosdoshëm”.