Lajme

Stuhitë e borës shkaktojnë ndërprerje trafiku në Evropën e Jugut

Shumë qytete evropiane po përballen me ndërprerje të trafikut për shkak të rrugëve të rrëshqitshme nga stuhitë e forta të borës dhe temperaturave të ulëta, e sidomos Evropa e Jugut.

Në disa provinca spanjolle janë mbyllur autostradat kryesore, pasi vendi u përfshi nga stuhia Juan. Kjo stuhi ndikoi në uljen e temperaturave, ndërsa reshjet e dendura të borës e kthyen gjysmën e vendit në gjendje alarmante.

Për dallim prej Spanjës, në jug të Austrisë stuhive të borës po u paraprin shiu, i cili ka bërë që rrugët e rrëshqitshme të shkaktojnë kaos në trafik.

Policia ka raportuar për disa aksidente, por pa të lënduar. Gjithashtu, edhe transporti hekurudhor është ndërprerë.

Vendet ballkanike, si Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, dhe Sllovenia, kanë përjetuar stuhi të forta bore, të cilat kanë dërguar në mbylljen e autostradave kryesore. Në disa zona të Sllovenisë janë raportuar reshje bore dhe erëra deri në 100 km/h.