Lajme

Itali: Arrestohen 15 persona në aksionin antimafia

Në Itali janë arrestuar 15 persona të dyshuar për lidhje mafioze, fajde, kontrabandë droge dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit nga mediat ndërkombëtare, arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Kampania-s, Toskanës dhe Friuli Venezia Giulia, transmeton albinfo.ch.

Tutje, bëhet e ditur se në total 26 persona ishin vënë nën hetim të dyshuar për këto vepra kriminale, ndërsa fletarreste janë lëshuar vetëm për 15 persona.

Ndryshe, në lidhje me aksionin janë angazhuar 120 oficerë policie në operacionet e Sicilisë, Toskanës, Friulit dhe Kampania-s.