Lajme

Kolumbi: 23 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kolumbinë veriperëndimore, të paktën 23 persona kanë vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë lënduar.

Sipas raportimeve nga BBC, autoritetet lokale kanë njoftuar se rruga që lidh qytetet Medellin dhe Quibdo ishte mbyllur nga disa rrëshqitje dheu, teksa shumë njerëz ndaluan veturat e tyre për t’u strehuar në një shtëpi pranë komunitetit të Carmen de Atrato, ku një tjetër rrëshqitje dheu ka përfshirë më pas rrugën, duke i groposur ata që kishin mbetur dhe disa nga automjetet.

Raportohet se ka ende njerëz të bllokuar, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, zona në kufi me Oqeanin Paqësor është shumë e pyllëzuar dhe është goditur nga reshje të konsiderueshme shiu në 24 orët e fundit. Kolumbia po përjeton një periudhë thatësire, Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore ka paralajmëruar më parë mbi rrezikun që sjellin shirat e dendur në zonat në kufi me Paqësorin dhe pyjet tropikale të Amazonës.