Kriza në Ukrainë

Rusia sulmon me breshëri të re raketash e dronësh Ukrainën

Rusia ka sulmuar me breshëri të madhe raketash dhe dronësh kundër Ukrainës gjatë ditës së sotme, duke shënuar sulmin e katërt të tillë që nga 29 dhjetori.

CNN ka raportuar se sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi rus përbëhej nga 40 armë sulmuese, duke përfshirë raketa lundrimi, aerobalistike, balistike, avionë, raketa të drejtuara kundërajrore si dhe UAV-të goditëse, përcjell albinfo.ch.

Prej tyre, Ukraina arriti të rrëzonte tetë raketa, teksa autoritetet ukrainase bënë të ditur se mbi 20 armë të sulmit ajror nuk arritën objektivat e tyre për shkak të kundërmasave të gjera të luftës elektronike.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se breshëria ajrore të shtunën e arriti qëllimin e saj dhe goditi objektet e kompleksit industrial ushtarak ukrainas.