Lajme

Shteti evropian që ashpërson dënimet: 7 vjet burgim kush braktis kafshët

Zero tolerancë ndaj kujtdo që braktis kafshën e tij në rrugë, veçanërisht nëse verifikohet një aksident rrugor me pasoja vdekje ose lëndimi, thuhet në ”Kodin Rrugor të Autostradave”, i cili po diskutohet në Parlamentin italian, shkruan Corriere della Sera.

Në rastin e sipërpëmendur personi përgjegjës do të rrezikonte deri në shtatë vjet, sipas Kodit të ri, i propozuar nga zv.kryeministri dhe ministri i Trasporteve, Matteo Salvini.

Amendamenti i miratuar sot parashikon përveç burgimit, edhe heqjen e patentës.

Ligji i miratuar në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve përcakton “një shtrëngim të dënimeve të parashikuara tani për ata që braktisin kafshën në rrugë apo në periferi edhe aty ku nuk ndodhin aksidente”.