Lajme

Borell: Krijimi i një shteti palestinez – rruga drejt paqes

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka deklaruar se rruga e vetme për paqe është krijimi i një shteti palestinez, ndërsa u shpreh se perspektiva e një shteti do të ofronte një “horizont shprese” për palestinezët, përcjell albinfo.ch.

Deklaratat e tij Borelli i ka bërë në konferencën e përbashkët me kryeministrin libanez, Najib Mikati, ku ndër të tjera u shpreh se donte të fillonte një nismë evropiano-arabe për të ringjallur një proces paqeje, me qëllimin përfundimtar të një zgjidhje me dy shtete, raporton TheGuardian.

Ndryshe, ai ka zhvilluar vizitë në Liban, për të bërë përpjekje më të gjera diplomatike që konflikti në Gaza të mos përhapet edhe në vende të tjera në Lindjen e Mesme, teksa ka njoftuar se do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat për të siguruar paqen në gjithë rajonin.