Bota
Gjermania ndihmon qytetarët që ndryshojnë sistemin e ngrohjes
Familjet me të ardhura të ulëta mund të gëzohen edhe më shumë – ata marrin një bonus shtesë prej 30 %, që do të thotë se mbështetja deri në 65 % është e mundur
Shumë gjermanë së shpejti do të marrin një grant prej 20 mijë eurosh si nxitje financiare për të mbushur portofolet e tyre. Një numër i madh rezidentësh gjermanë do të kenë të drejtë të përfitojnë shuma bujare.
Në fakt, që në ditët e para të vitit 2024 një tjetër grup qytetarësh ka të drejtën e uljes së energjisë elektrike, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Koalicioni semafor” ka marrë një vendim për stimuj financiarë për shumë qytetarë gjermanë, dhe ka të bëjë me mbështetjen financiare për ndryshimin e sistemit të ngrohjes.
Sipas mediave gjermane, Ministria e Ekonomisë ka caktuar datën se kur do të arrijë kjo mbështetje financiare: ky grant prej 20 mijë euro është vënë në dispozicion nga 1 janari 2024. Nga fundi i shkurtit 2024, pronarët e banesave mund të aplikojnë për financim.
Pavarësisht nga të ardhurat, një 30% bujare e kostove totale jepet si mbështetje bazë. Por kjo nuk është e gjitha. Kushdo që zgjedh pompa termike më efikase nga ana gjeotermale ose alternativa më miqësore me mjedisin, mund të gëzojë një bonus shtesë prej 5 %.
Familjet me të ardhura të ulëta mund të gëzohen edhe më shumë – ata marrin një bonus shtesë prej 30 %, që do të thotë se mbështetja deri në 65 % është e mundur.
Subvencionet janë një motiv shtesë për njerëzit që duan të zëvendësojnë sistemin e vjetër të ngrohjes me gaz ose naftë. Një mbështetje shtesë prej 20 % është e disponueshme deri në fund të 2025-ës, pas së cilës bonusi zvogëlohet: 15 % deri në 2026-ën dhe në fund 10 % deri në 2027-ën.
Megjithatë, qeveria ka vendosur kufizime të qarta – përdoruesit mund të marrin një subvencion për maksimum 70 % të shpenzimeve, pra 21 mijë euro.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës