Lajme

Japonia nuk gjen qetësi. Pas tërmetit, një aeroplan me 300 pasagjerë përfshihet nga zjarri

Pesë të vdekur pas përplasjeve të aeroplanëve në aeroportin e Tokios

Numri i të vdekurve në Japoni është rritur në 48, ka konfirmuar shtabi i fatkeqësive të Ishikawas, përcjell albinfo.ch.

Numri mund të rritet më tej, ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, thonë zyrtarët.

Të hënën një tërmet 7.6 ballësh e ka goditur Japoninë duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Vendi ka lëshuar edhe alarmet për cunami, derisa është bërë thirrje për evakuim të njerëzve.

Pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.6, dhe dhjetëra qytetarëve të vdekur si pasojë e tërmetit dhe dhjetëra të tjerëve të lënduar, është prekur edhe nga një aksident.

Bëhet fjalë për një aeroplan që u përfshi nga zjarri në pistën e aeroportit të Tokios.

Ishte aeroplani i aviokompanisë “Japan Airlines” që u përfshi nga zjarri teksa po ateronte në aeroportin Haned të Tokios.

Mediat japoneze, e në veçanti transmetuesi publik NHK ka publikuar pamjet ku shihet sesi zjarri del nga dritaret e aeroplanit, por edhe nën fluturake.

Raportohet se 300 pasagjerë gjendeshin brenda aeroplanit.

Pesë persona që ishin në bordin e aeroplanit të rojës bregdetare kanë vdekur, citon agjencia e lajmeve AFP, të ketë thënë ministri japonez i Transportit.

Transmetuesi shtetëror NHK ka raportuar gjithashtu për pesë të vdekur. Kapiteni arriti të arratisej, por është plagosur rëndë, shton ai.

Besohet se avioni i rojës bregdetare, i cili po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, u përplas me avionin e Japan Airlines teksa ishte duke u ulur në pistë, shkruan BBC.