Lajme
Historia e fishekzjarrëve të Vitit të Ri
Anembanë botës ndizen fishekzjarrët me rastin e festës së Viti të Ri, si shenjë që po lihet pas një vit dhe po fillon një i ri.
Zakonisht besohet se baruti u shpik aksidentalisht nga alkimistët që kërkonin, disi në mënyrë ironike, pavdekësinë. Megjithatë, në një moment, ata zbuluan nitrat kaliumi, i cili gjendet natyrshëm në jashtëqitjet e lakuriqëve të natës dhe kur është përzier me qymyr dhe squfur, ndodhi një shpërthim.
Popullariteti i tyre filloi të përhapet edhe më larg. Deri në vitet 1200, fishekzjarrët po shijoheshin gjithashtu në Persi dhe ato mbërritën në Evropë në 1295, shkruan History.co.
Fishekzjarrët u bënë modë në fillimin e Rilindjes Italiane (1340 – 1550) dhe “mjeshtrit e zjarrit” ishin anëtarë të respektuar të shoqërisë.
Më pas, ato filluan të përhapën në mbarë botën dhe tashmë përdoren pothuajse në çdo vend, për të shënuar festa të ndryshme, e sidomos ato të fundvitit.
Sidnej, Australi
Përfshin mbi një milion spektatorë çdo vit dhe përmban mbi 58 mijë fishekzjarrë individuale që zhvillohen në dy shfaqje, një në orën 21:00 për fëmijët dhe një tjetër në mesnatë për të rriturit si dhe çdo vit ka një temë të caktuar.
New York City, SHBA
SHBA shpenzon mbi 368 milionë dollarë për fishekzjarrë çdo vit, më shumë se çdo vend në botë dhe pa dyshim shfaqja më e mirë në qytet është ekstravaganca vjetore në New York.
Në orën 00:00 fishekzjarrët shpërthejnë nga çatia e One Times Square të shoqëruar nga një kor emocionues i Auld Lang Syne.
Taipei, Tajvan
Është një sensacion multimedial që paraqet një nga ndërtesat më të larta në botë dhe padyshim realizohet shfaqje tejet e bukur. Rrezet lazer dhe muzika shoqërojnë shfaqjen e mjeteve piroteknike që ndezin peizazhin mahnitës të qytetit.
Rio De Zhaneiro, Brazil
Këtu bëhet është një nga festat më të mëdha të natës së Vitit të Ri në botë me mbi dy milionë persona. Festa “Réveillon”, siç njihet nga vendasit, fillon në orën 19:00 dhe vazhdon deri në agim të ditës tjetër.
Sigurisht, kulmi i mbrëmjes është shfaqja masive e fishekzjarrëve në mesnatë, ku bëhet një shfaqje gjigante me drita.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Ngjarja NYE 2014 në Dubai bën pjesë në Librin e Rekordeve Guinness për shfaqjen më të madhe të fishekzjarrëve në botë. Mbi gjysmë milioni fishekzjarrë u nisën nga Burj Khalifa për të përfshirë qiellin e natës në një flakë ngjyrash dhe dritash./ History.co
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës