Lajme
Bllokohet Beogradi, ngriten tenda në të cilat do të qëndrojnë protestuesit kundër Vuçiqit
Një grup të rinjsh dhe studentësh, mes të cilëve edhe Lëvizja joformale “Borba”, kanë paralajmëruar për ditën e sotme bllokadë 24 orëshe të kryqëzimit të rrugëve Kneza Millosha dhe Birçaninova. Tubimi nis në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, në Birçaninovë, prej nga do të shkohet në udhëkryqin ku do të bëhet bllokada. Kërkesa e protestës është hapja e listave të zgjedhësve.
Protesta e studentëve nisi pikërisht në mesditë dhe siç thuhet, do të jetë një lloj kampi i ndarë në disa zona.
Njëri nga organizatorët e bllokadës, Nikolla Ristiq, tha për mediat serbe se për sot është planifikuar bllokadë 24 orëshe dhe se do të mblidhet në cep të rrugëve “Birçaninova” dhe “Kneza Millosh”.
“Ne po bëjmë një kamp në kryqëzimin me çadra dhe gjithçka që shkon me të. Do të kemi shumë përmbajtje kulturore, artistike dhe edukative. Presim në radhë të parë që Ministria t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë. Vala e rebelimit mes të rinjve do të përhapet”, thotë ai.
Ai shton se gjatë ditës atyre do t’u bashkohen edhe organizatat mjedisore, si dhe studentët nga Novi Sadi të cilët sonte do ta kalojnë natën me ta.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës