Futboll

Sulmuesi kuqezi vlerësohet me 30 milionë funte

Armando Broja vazhdon të jetë brenda ose jashtë skuadrës së Chekseta. 

Në fakt, që nga fillimi I sezonit sulmuesi kuqezi është konsideruar si njëri prej atyre që mund të sakrifikohet nga ana e klubit, e tani që merkato e janarit është pas dere, gjithçka mund të ndodhë.

“Football London”  ka bërë një listë të atyre që pritet të largohen nga Blutë e Londrës në janar dhe Broja është njëri prej tyre.

“Që nga kthimi i tij nga një dëmtim i rëndë sezonin e kaluar, duke shënuar pas vetëm 19 minutash kundër Fulham, Armando Broja është bërë një produkt i nxehtë në heshtje në tregun e transferimeve. 22-vjeçari është një objektiv i Fulham dhe West Ham, të cilët kanë qenë relativisht të hapur për interesin e tyre për sulmuesin”.