Lajme

Detaje të reja rreth shqiptarit që vrau italianen shtatzënë, publikohen mesazhe

Një detaj është zbuluar nga mediat italiane ditën e sotme për vrasjen e 27-vjeçares italiane V. Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, B. Fandaj.

Para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, N. Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht nga Fandaj.

Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptarët e kanë qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj.

41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku.

Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.