Lajme
Suedia, një hap më afër NATO-s
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit të Turqisë e aprovoi të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën zgjerimit të aleancës ushtarake pas 19 muajve vonesash, gjatë të cilave Ankaraja kërkonte nga Stokholmi garanci në lidhje me sigurinë.
Komisioni, i kontrolluar nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, AK, votoi për ta ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, për të cilin shteti skandinav aplikoi vitin e kaluar menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
Tani, hapi i radhës është votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, ku partia e Erdoganit e gëzon shumicën, po ashtu. Votimi pritet të ndodhë brenda pak javësh dhe të bëhet në favor të anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake.
Erdogani pritet që pastaj ta nënshkruajë atë në ligj, duke e përmbyllur një proces, i cili i ka zemëruar disa prej aleatëve të Ankarasë dhe i ka vënë në sprovë marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin.
Në një komunikatë për medie pas votimit, ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se Suedia e mirëpret këtë vendim dhe se mezi pret t’i bashkohet NATO-s.
Boris Ruge, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, tha se vendimi i komisionit për ta aprovuar anëtarësimin e Suedisë është “lajm i shkëlqyer”.
Erdogani kishte kundërshtuar në maj të vitit të kaluar kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar aleancës, duke thënë se ato i mbrojnë ata të cilët Turqia i cilëson si terroristë. Ndër arsyet e kundërshtimit të tij ishin edhe embargot ndaj tregtisë së mbrojtjes.
Turqia e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në prill, por e la Suedinë të priste derisa ajo i ndërmori disa hapa për t’i luftuar anëtarët lokalë të Partisë së Punëtorë Kurdistan (PKK), të cilën edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë si grup terrorist.
Suedia dhe anëtaret e tjera të NATO-s, Finlanda, Kanadaja dhe Holanda, ndërmorën hapa për t’i lehtësuar politikat e eksportit të armëve turke.
Derisa anëtarja e NATO-s, Hungaria nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, Turqia shihet si pengesa kryesore për futjen e shtetit skandinav në aleancën ushtarake.
Po ashtu, Erdogan e ka kushtëzuar ratifikimin e aplikacionit të Suedisë për anëtarësim në NATO me miratimin e kërkesës që i ka bërë Ankaraja Kongresit amerikan për aeroplanët luftarakë, F-16.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka premtuar vazhdimisht që do ta çojë përpara planin për shitjen e aeroplanëve.
Mirëpo, miratimi i kërkesës ka hasur në rezistencën nga liderë të Kongresit, të cilët përmendin shqetësimet lidhur me historikun e Turqisë në fushën e të drejtave të njeriut, dhe raportin me Greqinë, po ashtu anëtare e NATO-s.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës