Lajme

Moska akuzon vendet perëndimore për nxitjen e tensioneve në Serbi

Pas trazirave në Beograd, Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për nxitjen e tensioneve atje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska shpreson që rezultati do të çojë në “forcimin e mëtejshëm të miqësisë” midis dy vendeve, raporton TheGuardian.

Në anën tjetër, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se ka një lloj organizimi nga vendet e Perëndimit për nxitje të trazirave dhe tensioneve.

“Përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të destabilizuar situatën në vend janë të dukshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përcjell albinfo.ch.