Lajme
Franca ndalon një fluturim, dyshohet se avioni transportonte viktima të trafikimit njerëzor
Bëhet e ditur se policia franceze po merrte në pyetje dy burra, pasi autoritetet ndaluan një fluturim për në Nikaragua që transportonte më shumë se 300 pasagjerë indianë mbi dyshimin për “trafikim njerëzor”, thanë prokurorët të premten, përcjell albinfo.ch.
Referuar një deklarate nga zyra e prokurorit të Parisit, një informatë anonime sinjalizoi se fluturimi, i cili kishte fluturuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, po transportonte njerëz që mund të ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Deutche Welle në gjuhën angleze.
Thuhet se avioni A340, i operuar nga kompania charter me bazë në Rumani, “Legend Airlines”, u ndalua të enjten kur u ndal për furnizim me karburant në aeroportin Vatry në Francën lindore.
“Për 303 pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës po kryhen kontrolle identiteti”, tha prokuroria.
Në deklaratë shtohet se zyrtarët po kontrollojnë edhe kushtet në të cilat po transportoheshin pasagjerët dhe qëllimin e udhëtimit të tyre. Pasi fluturimi u ndalua, pasagjerët e tij u mbajtën fillimisht në aeroplan, por më pas u transferuan në ndërtesën e terminalit, ku iu dhanë shtretër individualë.
Ata ishin vendosur të qëndronin në aeroport gjatë natës të premten, thanë autoritetet lokale.
Në një deklaratë në X, ambasada indiane në Francë tha se autoritetet në Paris i kishin informuar ata për situatën.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës