Lajme

Shkon në 15 numri i të vrarëve në Pragë

Si pasojë e një sulmi të armatosur në Çeki, numri i të vdekurve ka arritur në 15.

Sipas raportimeve nga BBC, 24 persona aktualisht janë të plagosur, përcjell albinfo.ch.

Policia çeke ka bërë të ditur se trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur në Fakultetin e Arteve dhe, sipas njoftimit, sulmi nuk lidhet me ndonjë sulm terrorist ndërkombëtar.