Lajme

Stuhia Pia godet Britaninë e Madhe, erërat që frynin me 130 km/h shkaktuan probleme me fluturime

Stuhia e fuqishme Pia ka goditur Britaninë e Madhe dhe një pjesë të Francës në prag të festave të fundvitit, teksa ka sjellë erëra të fuqishme që fryjnë me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, sipas mediave të huaja.

Duke pasur parasysh se në prag të festave të fundvitit rritet numri i pasagjerëve, stuhia ka shkaktuar kaos nëpër aeroportet britanike.

Në aeroportin e Birminghamit erërat ishin aq të fuqishme, sa që piloti mezi arriti ta zbriste në pistë aeroplanin, të cilin e pengonin erërat, përcjell albinfo.ch.