Lajme

Sulm në Universitetin e Pragës, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Në Universitetin e Pragës, në sheshin Jan Palach, për shkak të të shtënave me armë zjarri disa persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.

Sipas raportimeve nga BBC, përfaqësues të policisë lokale kanë njoftuar se gjithçka ka ndodhur në Fakultetin Filozofik.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Çekisë, ndërsa deri më tani nuk dihet numri i viktimave dhe as cili ishte motivi i sulmit, përcjell albinfo.ch.