Lajme

BE unifikon kufizimet për azil, ja cilat janë rregullat e reja

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord që të ashpërsojnë procedurat e azilit. Vendimi është marrë si pjesë e reformës së re për të ndalur fluksin e emigrantëve.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se rregullat e reja nuk janë përjashtuese, por synojnë respektim më të plotë të kritereve.

Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord migrantësh kanë arritur në BE. Reforma “do të garantojë që ekziston përgjigje efektive evropiane për këtë sfidë evropiane”, -ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këto do të jenë ndryshimet në të ardhmen:

Procedurat uniforme kufitare

Veprime dukshëm më të ashpra kundër njerëzve nga vendet që konsiderohen qendra pritjeje relativisht të sigurta për njerëzit që presin një vendim për azil

Vendet që nuk duan të pranojnë refugjatë duhet të ofrojnë mbështetje, për shembull në forma e pagesave me para në dorë

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të deportohen më lehtë në vende të treta të sigurta