Të tjera
Skandal me diploma në Mal të Zi, qarkullojnë rreth 30 mijë të falsifikuara
Një skandal me diploma të falsifikuara ka shpërthyer në Mal të Zi, ku dyshohet se në vend qarkullojnë rreth 30 mijë të tilla.
Siç raporton DW, në këtë vend, me gjasë zhvillohet “kontrabandë” me dijen, teksa qeveria po synon të veprojë, përjell albinfo.ch.
Raportohet se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi ka vendosur që urgjentisht të ballafaqohet me problemin e diplomave të falsifikuara që prej muajsh është bërë një çështje shqetësuese për vendin.
Ministrja Angjela Jakshiq Stojanoviq paralajmëroi ngritjen e një grupi punues pranë Ministrisë që do të merret me rishikimin e të gjitha diplomave të certifikuara. Ajo e pranon se kjo do të jetë një punë e veshtirë, andaj thekson nevojën e një bashkëpunimi dhe koordinimi me organet e tjera, autoritetet gjyqësore dhe prokurorinë.
Nga ana tjetër, përfaqësues nga Shoqata Civile Alternativa e Malit të Zi, sipas të cilëve, aktualisht janë 25.000 deri në 30.000 diploma të falsifikuara, mendojnë se aktivitetet e paralajmëruara nga ana e Ministrisë së Arsimit do të dështojnë. Zgjidhja e vetme, thonë ata, është ndryshimi i Ligjit për Pranimin e Diplomave.
Gjatë këtij viti janë ngritur 27 kallëzime penale për falsifikim të diplomave, por siç thuhet, numri i tyre është shumë më i madh. Për momentin presin të nostifikohen mbi 5000 diploma. Problemi më i madh, sipas përfaqësuesve të sektorit civil, mbeten diplomat e falsifikuara në sektorin e shëndetësisë, në arsim dhe në administratën publike.
Rasti në Institutin e Shëndetit Publik, ku zëvendësdrejtoresha për 11 vite ka punuar me diplomë të falsifikuar, ka tronditur thellë opinionin publik, ndërkohë që thuhet se diploma të falsifikuara kanë profesorë fakultetesh, politikanë dhe zyrtarë të lartë. Shoqata Civile Alternativa që është më e zëshmja në të gjithë këtë aktivitet thotë se këto diploma më së shumti vijnë nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Republika Srpska. Në të njëjtën kohë, njohës të situatave politike nuk përjashtojnë mundësinë se kjo kalon nëpërmjet ndonjë grupi kriminal të mirorganizuar jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor