Lajme
Lucern: 14 vjet e 4 muaj burgim për sirianin, ka vrarë kosovarin 20-vjeçar
Gjykata Penale e Lucernit ka shpallur vendimin: Siriani 37-vjeçar dënohet për vrasje me dashje, tentativë vrasje me dashje të një personi tjetër
Në shtator të vitit 2021 pati ndodhur një përleshje masive në Geuensee, në të cilën vdiq një 20-vjeçar, me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch. Gjykata penale e Lucernit tani e ka shpallur fajtor të dyshuarin kryesor, një sirian 37-vjeçar.
Pak më shumë se një muaj më parë, tetë persona duhej të paraqiteshin para Gjykatës Penale të Lucernit. Ata akuzoheshin se kanë marrë pjesë në një përleshje masive në Geuensee.
Një 20-vjeçar kishte humbur jetën në këtë përleshje në të cilën ishin përdorur çekiçë, “boksa” metalikë, thika dhe gjësende të tjera, shkruan 20minuten.ch. Shumë persona të tjerë ishin plagosur, disa në gjendje kritike.
Të hënën, gjykata ka shpallur vendimin e saj: Ajo ka shpallur fajtor të dyshuarin kryesor 37-vjeçar, për vrasje me dashje, tentativë vrasje me dashje të një personi tjetër të përfshirë, përleshje dhe sulm. Sirianit i duhet të kalojë 14 vjet e katër muaj prapa hekurave.
Dënimi duhet të mbahet, pa kusht. Sapo të ketë vuajtur dënimin, personi duhet të largohet nga Zvicra.
Gjykata penale i shpalli fajtorë të gjithë të pandehurit, me përjashtim të djalit 24-vjeçar të të pandehurit kryesor dhe bashkëshortes së tij, përcjell albinfo.ch. Autorët e tjerë u dënuan me gjobë dhe burgim me kusht për grindje, sulm dhe detyrim.
Krimit në shtatortë vitit 2021 i pati paraprirë një plan i bërë nga një sirian dhe një irakian për të marrë së bashku një lokal. Por, ndërkohë siriani qe tërhequr nga biznesi. Për shkak se, sipas irakiani nuk ia kishte kthyer sirianit të gjitha paratë që kishte investuar, anëtarët dhe miqtë e dy familjeve u mblodhën në një pompë benzine në Geuensee, ku, si pasojë e përleshjes masive humbi një 20-vjeçar (kosovar).
Mediat zvicerane që kanë mbuluar gjykimin nuk sqarojnë rrethanat e përfshirjes së kosovarit (viktimës) në përleshje, përveç se thuhet se ai bënte pjesë në “rrethin e irakianit”.
Në fund të aktgjykimit, avokati mbrojtës i të dyshuarit kryesor ka njoftuar se do të ankohet. Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor