Futboll

De Biasi diskutohet si opsion për të ardhur te Kombëtarja e Kosovës

Pas përfundimit të kontratës së trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, një emër që po përflitet si trajner është ish-trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi.

Ai në një bisedë për SKY tregon se është në kërkim të një ekipit tjetër kombëtar.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet, është më mirë të mos flasim”, tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Më pas trajneri foli edhe për idenë e tij, teksa do një kombëtare për diçka të rëndësishme.

“Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara, por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, shtoi De Biasi.