Lajme

FC Timi fiton “Turneun e Nëntorit” në Vjenë

Në një atmosferë sportive – kulturore dhe në një sallë të mbushur me publik, të shtunën në Vjenë u mbajt “Turneu i Nëntorit”, që tashmë tradicionalisht organozohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton albinfo.at.

Ishte një spektakël i madh, me muzikë e valle, si dhe me një nivel shumë të lartë sportiv. Turneu përfundoi me shpërndarjen e kupave, medaljeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera e të shumta!

Në këtë manifestim sportiv e kulturor, pos të ftuarve të tjerë, i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi zyrtar i Ambasadës së Republikës së Kosovës, z. Albinot Bimbashi , i cili në fjalën e rastit foli para të gjithë sportistëve dhe të pranishmëve, ku përshëndeti këtë aktivitet sportiv të komunitetit shqiptar në Austri, shkruan albinfo.at.

Në këtë turne morën pjesë 16 ekipe, me sistemin 4×4, ndërsa në finale garuan dy ekipet më të mira të këtij turneu FC Timi dhe Xh. Abdyl Frashëri. Me dy gola epërsi, ekipi FC Timi (Timi Trans) arriti të fitojë finalen dhe njëherësh të stoliset me kupen e turneut si ekipi fitues i  këtij aktiviteti. Në vendin e tretë u rendit ekipi Pagqrusha, ndërsa në të katërtin IAM Isoliserung. Lojtari më i mirë u shpall Ilirjan Sejdini nga “FC Timi”, portieri më i mirë nga Abdyl Frashëri, kurse ekipi më i disiplinuar ekipi i komunitetit shqiptar nga Sanxhaku që jetojnë në Austri.

Mësohet se “Turneu i Pavarësisë” së Kosovës do të mbahet më 18.02.2024 në të njëjtin vend.

Sponzor medial i këtij turneu ishte platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm